E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

KMDLNj-ja thotë se Dhomat e Specializuara po shkelin të drejtat e njeriut

- Advertisment -spot_img

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar duke akuzuar Dhomat e Specializuara në Hagë se po shkelin të drejtat e njeriut.

Në reagimin e tyre thuhet se në gjykimn e ish-krerëve të UÇK-së ka shkelje flagrante të përdorimit të gjuhës zyrtare.

Ndaj tyre kemi të bëjmë me shkelje flagrante të përdorimit të gjuhës zyrtare në Kosovë e që është edhe gjuha amtare e të akuzuarve – gjuha shqipe për faktin se edhe konfirmimi i aktakuzës ishte përkthyer vetëm pjesërisht në gjuhën shqipe që e vështirëson pregatitjen e mbrojtjes. Ndaj tyre kishte shkelje të drejtave të njeriut edhe gjatë ofrimit të shërbimeve shëndetësore si dhe mospajisja me kohë me viza afatgjata e në një rast një familjari i ishte refuzuar viza hyrëse duke e bërë të pamundur viziten familjare . KMDLNj –ë nuk e komenton fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve për faktin se kjo vërtetohet apo mohohet me një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

KMDLNJ

Ata kanë përmendur një varg kritikash ndaj Gjykatës Speciale, që sipas tyre përbëjnë shkeljen e të drejtave të njeriut.

KMDLNj përcjellë me shumë kujdes respektimin apo shkeljen e të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria, tash të paraburgosur në Njësinë e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë , si conditio sine qua non – kusht i domosdoshëm për një proces gjyqësor të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht e që në rastin konkret lë shumë për të dëshiruar , që nga çasti i arrestimit e deri më tani ! Shkelja e parë , ende pa filluar mirë procesi ishte bërë kur para një një arrestimi të ngutshëm ishin bërë publik vetëm emrat e të arrestuarve me një arsyetim se ndonëse ishte e kundërligjshme , ishin të detyruar ta bëjnë publik këtë listë të ngushtë sepse të arrestuari paskan bërë përpjekje të vazhdueshme për pengimin e punës së Gjykatës Speciale dhe paskan bërë, gjithashtu përpjeke për zhbërjen e saj.

KMDLNJ

KMDLNj tha se ky ishte rasti i parë që ishte vepruar në këtë mënyrë e që më parë nuk e kishte bërë asnjë Gjykatë Ndërkombëtare për Krime Lufte e që ishte paragjykim i orkestruar me qëllim të prezumimit të pafajësisë.

Bastisjet dhe sjellja gjatë bastisjeve ishte në kundërshtim me të drejtat e njeriut sidomos në rastin e Jakup Krasniqit dhe veteranëve të OVL-së së UÇK-së. Versioni i shkurtër i konfirmimit të aktakuzës ishte dorëzuar kryesisht në gjuhën angleze që është gjuhë e punës së GJS -e por jo edhe gjuhë zyrtare në Kosovë. Neglizhenca për përkthim të tërësishëm të materialeve e vë në pozitë të pabarabartë të akuzuarin duke ia dobësuar cilësinë e mbrojtjes. Deri më tani , përveç premtimeve se po punohet në përkthim të materialeve, nuk ka asnjë përparim që siguron se kjo do të përmbushet ashtu si e parasheh Ligji për Përdorim të Gjuhëve Zyrtare në Kosovë.

KMDLNJ

Ata thanë se edhe Zyra e Prokurorit i vuri në presion të akuzuarit për të filluar gjykimin në ndërkoh që tani vetëm kërkon të shtyhen afatet.

Në njërën nga seancat e para dëgjimore , Zyra e Prokurorit të Specializuar vëri nën presion të akuzuarit dhe mbrojtësit duke deklaruar se gjykimi duhet të fillojë në shtator të vitit 2021 në ndërkohë që po kjo Zyre , në mungesë të provave vazhdidmisht kërkon shtyerje të afateve për dorëzimin e dosjeve paraprake të Prokurorisë duke premtuar se këtë do ta bëjë deri më 17 dhjetor 2021 duke e penguar mbrojtjen ( për shkak të mungesës së dosjes paraprake ), ta përgatisë mbrojtjen efektive. Luajtja me afate e ZPS –ar për dorëzimin e dosjes paraprake e ka zgjatur kohën e paraburgimit përtej afateve të arsyeshme. Deklaratat publike të prokurorit të ZPS –ar se një apo më shumë i akuzuar mund të dënohen me burgim të përjetshëm është ndërhyrje dhe presion në punën e GJS –e për faktin se e prezumon pafajësinë. Sipas legjislacionit në fuqi dhe ligjeve më të favorshme për të akuzuarit në kohën kur dyshohen se kanë bërë krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, dënimi maksimal që mund të shqiptohet është 20 vjet.

KMDLNJ

KMDLNj ftuan organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ta bëjnë monitorimin efektiv të proceseve gjyqësore para Gjykatës Speciale në Hagë në mënyrë që siç thuhet në reagimin e tyre, të ndërpritet me shkeljen evidente të të drejtave të njeriut të personave të paraburgosur./observeri/

Lexo edhe: Von Cramon sheh Kosovën dhe Serbinë si çështje të ndara

Artikuj të ngjashëm