E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

“Kjo qka po na ndodhë neve është katastrofë, ne nuk kemi aspak problem me policinë e Kosovës ne kemi problem me këta që na kanë bllokuar rrugët”

- Advertisment -spot_img

Gazetari Jeton Sopa, përmes një postimi në facebook ka shkruar për një ngjarje që ka ndodhur sot në Bërnjak.

Ai ka shkruar se sot gjatë gjithë ditës e deri në orët e mbrëmjes qëndruam në pikën kufitare në Bërnjak, e se përkundër tensioneve politiko-ushtarake që po krijon Serbia, në përgjithësi gjendja ishte e qetë.

Ai ka shkruar se në barrikiden e parë po qëndronin disa serbë, e që me kalimin e kohës u larguan të gjithë aty mbetën vetëm kamionët të cilët i kanë vendosur strukturat paralele serbe. Pas pak nga një shtëpi aty afër doli një grua me një fëmijë përdore.

Gruaja kërkoi që të bënte fotografi me policët e me ata me shumë mirësjellje pranuan, dhe ajo nxori telefonin dhe bëri një selfie me ta duke buzëqeshur.

Fotoreporteri ka zhvilluar një bisedë me gruan, që sipas tij ajo ka thënë se kjo çka po ndodhë është katastrofë. Ajo është shprehur se aspak nuk kanë problem me policinë e Kosovës e se kanë problem me këta që na kanë bllokuar rrugët.

Lexo edhe: Detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kjo qka po na ndodhë neve është katastrofë, ne nuk kemi aspak problem me policinë e Kosovës ne kemi problem me këta që na kanë bllokuar rrugët dhe s’po mundemi të lëvizim, unë s’po mundem t’i dërgoj fëmijët as në çerdhe as vet s’po mundem të shkoj në punë.Vuçiçi dhe k’ta që i kanë vendos këto barrikada po na përdorin neve veç për qëllimet e veta politike.Pse k’ta të Listes Serbe po na thonë neve ju mos e pranoni Republiken e Kosovës e ndërsa vet ata po shkojnë në Parlament në Qeveri të Republikës së Kosovës dhe po marrin rroga nga shteti i Kosovës?!E po shëtisin me makina me targa ku shkruan RKS, pse?! Kjo nuk është normale, kjo është e tmerrshme çka po bëjnë me ne.Unë këto foto do ta publikoj në instagram dhe do t’ju tregoj të gjithë popullit se ne s’kemi aspak problem me Policinë e Kosovës dhe këta po sillen shumë mirë me neve

Lexo edhe: Detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Artikuj të ngjashëm