E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Kjo është situata në Jarinjë pas marrëveshjes së Brukselit

- Advertisment -spot_img

Situata në pikën kufitare në Jarinjë deri në orët e pasdites së të enjtes ka qenë e qetë dhe pa tensione.

Gjatë mesditës kur edhe ka dalë lajmi për marrëveshjen e arritur në Bruksel, ka pasur lëvizje më të shtuara të protestuesve serbë në këtë pikë kufitare, por që të njëjtat gjatë pasdites janë zvogëluar.

Ekipi i Klankosovës që po qëndron atje, ka njoftuar se tek barrikada e parë, e vendosur më së afërmi me Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe vendin ku më së shumti qëndrojnë protesusesit, situata vazhdon të jetë e njëjtë. Aty janë ende të gjitha gjësendet që protesutesit i kanë përdorur tash e 11 ditë nga vendimi për reciprocitetin e targave.

Lexo edhe: Ka lindur fëmija i parë afgan në Shqipëri, kështu e kanë emëruar prindërit/ Foto

Gjatë ditës ka pasur patrullime në këmbë nga KFOR-i amerikan dhe ai polak, që janë përsëritur vazhdimisht. Gjithashtu deputeti i listës serbe, Slavko Simiq, ka vizituar protestuesit por nuk është prononcuar lidhur me zhvillimet e fundit në Bruksel, kurse kryetari i listës serbe, Goran Rakiq, pritet të shkojë në Jarinje për vizitë.

Ndërsa forcat e policisë që kanë qëndruar atje nga 20 shtatori, pritet të largohen të shtunën.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm