Në dy vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnajk situata vazhdon të jetë e qetë.
Këto dy vendkalime kanë qenë të bllokuara tash e dy javë nga serbët lokalë, të cilët kanë protestuar kundër masës së reciprocitetit për targa të vendosur nga Qeveria.
Sot pritet të largohen të gjitha bllokadat e vendosur nga serbët, kurse në pikat kufitare do të vendosën ushtarët e KFOR-it.
KFOR tashmë ka filluar të qarkullojë lirshëm në pikat kufitare, ndërkohë protestuesit ende vazhdojnë të jenë prezent.
Lexo edhe: KFOR-i gati të pozicionohet në Bërnjak


