E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Kjo është mosha e 8 viktimave nga Covid-19 në Kosovë

- Advertisment -spot_img

Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 88 raste të reja.

Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 gra dhe tre burra.

Sipas ministrisë, një viktimë është e moshës 40-49 vjeç, dy viktima të moshës 50-59 vjeç, dy viktima të moshës 60-69 vjeç, dy viktima të moshës 70-79 vjeç dhe një viktimë e moshës mbi 80 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit, dy viktima janë regjistruar në komunën e Prizrenit dhe nga një viktimë në komunat: Kaçanik, Ferizaj, Prishtinë, Kamenicë, Gjakovë dhe Suharekë.

Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Kosovë

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm