E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kilaj i PDK-së në Malishevë merr përkrahjen e kandidatit të pavarur që mori 75 vota

- Advertisment -spot_img

Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Malishevës, Selajdin Bytyçi, ka dalë në përkrahje të kandidatit të PDK-së për kryetar komune, Isni Kilajt, në garën e raundit të dytë, më 14 nëntor. Bytyçi, sipas të dhënave nga KQZ-ja, në raundin e parë ka marrë 75 vota.

Përkrahjen e ka bërë të ditur Kilaj i PDK-së, duke publikuar edhe një fotografi me Bytyçin.

Selajdin Bytyçi, kandidati i pavarur, në mbështetje timen për Kryetar Komune.

Isni Kilaj – Kandidat për kryetar të Malishevës, nga PDK-ja

Kandidati i PDK-së mbrëmë ka nënshkruar koalicion për garën e 14 nëntorit edhe me AAK-në.

Isni Kilaj i PDK-së garon në balotazh përballë kandidatit të Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati. Në raundin e parë më 17 tetor Kastrati i Nismës Socialdemokrate ka fituar 34.30 për qind të votave, ndërkaq Kilaj i PDK-së, 29.07 për qind të votave.

Tashmë në Malishevë ka mbetur pa u përcaktuar për garën e 14 nëntorit vetëm LDK, kandidati i së cilës në raundin e parë e ka zënë vendin e tretë me 16.94 për qind të votave.

Vetëvendosja në Malishevë ndërkaq ka bërë thirrje të bojkotohet procesi i votimit në balotazh./observeri/

Lexo edhe: Serbia i reagon Kurtit: S’heqim dorë nga Asociacioni me kompetenca ekzekutive

Artikuj të ngjashëm