E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

KFOR-ri përgjigjet rreth raportimeve se helikopterët e ushtrisë serbe hynë në hapësirën ajrore të Kosovës

- Advertisment -spot_img

KFOR si forca e tretë përgjegjëse për sigurinë në Kosovë ka mohuar se helikopterët e ushtrisë serbe të kenë hyrë në hapësirën ajrore të Kosovës pasditen e kësaj së premte.

Nuk kemi informacione që fluturimet serbe e kanë kaluar vijën kufitare administrative, thuhet në një përgjigje të KFOR për Kk.

Lexo edhe: Qeveria e Kosovës miraton kërkesat e MSH-së dhe të MAPL-së

KFOR mbetet i fokusuar në përmbushjen e mandatit të vetë për çdo ditë – i cili buron nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e vitit 1999m për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lëvizjen e lirë për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Pasdite ka pasur raportime së tre helikopterë të ushtrisë së Serbisë kanë kaluar në territorin e Kosovës.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm