E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

KFOR: Policia e Kosovës kreu operacion në zbatim të ligjit, ishim në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës ka realizuar sot një operacion kundër kontrabandës së mallrave, operacion ky që u zhvillua në katër lokacione, ku u prangosën katër persona, e pesë tjerë janë në kërkim.

Policia po ashtu bëri të ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

Lidhur më gjendjen e krijuar sot në veri, është deklaruar edhe NATO.

Nato kanë thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse në Kosovë, dhe se Polica ka kryer operacion në zbatim të ligjit.

Policia e Kosovës po kryen një operacion të zbatimit të ligjit në të gjithë Kosovën. Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në Kosovë dhe me përfaqësuesit e Komunitetit Ndërkombëtar. Dhe mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij në OKB – sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë

thuhet në përgjigjen e NATO-s.

Lexo edhe: Osmani: Aksioni i policisë nuk mund të quhet “aksion në veri”, ky lloj i krimit ka qenë gjithnjë multietnik

Artikuj të ngjashëm