E shtunë, 24 Shtator, 2022
spot_img

KFOR-i shton patrullimet në veri të Kosovës

- Advertisment -spot_img

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë ka thënë se ka rritur numrin e patrullimeve në gjithë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore.

KFOR-i bën me dije se janë duke monitoruar nga afër situatën në tërë Kosovën “dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij”.

KFOR-i po monitoron nga afër situatën në të gjithë Kosovën dhe mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – i cili rrjedh nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. KFOR-i ka rritur numrin dhe kohëzgjatjen e patrullimeve rutinore në të gjithë Kosovën, përfshirë edhe Kosovën veriore

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga 20 shtatori kur Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit për targat nga Serbia. Kjo masë po kundërshtohet nga qytetarët serbë, të cilët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të ulin tensionet dhe t’i kthehen dialogut.

Artikuj të ngjashëm