E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

KFOR-i merr kontrollin e plotë në Jarinje

- Advertisment -spot_img

Forcat e KFOR-it tashmë kanë marr kontrollin e plotë nga Policia e Kosovës në Jarinje.

Tashmë ata janë vendosur në pozicionet e tyre dhe pritet që Policia e Kosovës së bashku me protestuesit serb të tërhiqen dhe të lirohet rruga për qarkullim.

Lexo edhe: Pamje nga vendosja e KFOR-it në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak

Nga sot fillon zbatimi i marrëveshjes së 30 shtatorit mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas kësaj marrëveshje, nga 2 tetorit të zhbllokohet këtu dy pika, të largohen barrikadat dhe po ashtu forcat e Njësisë Speciale të largohen dhe në vend të tyre të vijë KFOR-i.

Pikat që parasheh kjo marrëveshje: 

1. Sipas marrëveshjes, forcat e Njësisë Speciale të vendosura në Jarinjë e Bërnjak do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë më 2 tetor, nga ora 8:00 dhe kjo do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00. KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojnë për dy javë për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

2. Nga 4 tetori, ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse (mbulimi i simboleve shtetërore), në pajtim me kornizën e dialogut të ndihmuar nga BE-ja dhe do të aplikohet si masë e përkohshme derisa të vendoset një masë e përhershme.

3. Do të krijohet një grup punues i përbërë nga përfaqësues të BE-së dhe palët e Beogradit e Prishtinës, e do të kryesohet nga BE-ja, për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave të bazuara në standardet dhe praktikat e BE-së. Takimi i parë i Grupit Punues do të mbahet më 21 tetor në Bruksel. Brenda gjashtë muajve nga takimi i parë, Grupi Punues do të paraqesë zbulimet e saj për një zgjidhje të përhershme te formati i nivelit të lartë të Dialogut.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm