E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Këto janë komunat që shkojnë në balotazh

- Advertisment -spot_img

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor.

Sipas rezultateve përfundimtare, në raundin e parë 17 komuna janë bërë me kryetarë, teksa 21 të tjera do të zgjedhin atë në raundin e dytë që do të mbahet më 14 nëtor.

Komunat që kanë zgjedhur krytarin:

Në Komunën e Deçanit ka fituar Bashkim Ramosaj i AAK-së me 9843 vota ose 64.90 për qind.

Në Mitrovicën e Jugut ka fituar Bedri Hamza i PDK-së me 16566 vota ose 53.69 për qind.

Në Leposaviq ka fituar Zoran Todiq nga Lista Serbe me 9065 vota ose 97.85 për qind.

Lipjanin e ka fituar Imri Ahmeti i LDK-së me 15541 vota ose 56.42 për qind.

Novëbërda është fituar nga Sasa Milosheviq nga Lista Serbe me 3548 vota ose 63.19 për qind.

Peja është fituar nga Gazmend Muhaxheri i LDK-së me 23.426 vota ose 60.49 për qind.

Në Komunën e Shtërpcës ka fituar Dalibor Jevtiq nga Lista Serbe me 4148 vota ose 59.70 për qind.

Në Suharekë Bali Muharremaj i AAK-së ka marrë 14.483 ose 51.30 për qind, duke e fituar këtë komunë.

Në Ferizaj ka fituar Agim Aliu i PDK-së me 30.627 vota ose 62.38 për qind.

Në Skenderaj ka fituar Fadil Nuraj i PDK-së me 13.123 vota ose 57.89 për qind.

Zubin Potokun e ka fituar Srdjan Vuloviq nga Lista Serbe me 3225 vota ose 83.53 për qind.

Zveçani është fituar nga Dragisha Miloviq nga Lista Serbe me 5394 vota ose 98.43 për qind.

Hani i Elezit është fituar nga Mehmet Ballazhi i PDK-së me 2561 vota ose 51.33 për qind.

Graçanica është fituar nga Liljana Subariq nga Lista Serbe me 6506 vota ose 77.93 për qind.

Ranillugu është fituar nga Katarina Ristiq nga Lista Serbe me 2427 vota ose 100 për qind.

Parteshi është fituar nga Dragan Petkoviq nga Lista Serbe me 1684 vota ose 73.35 për qind të vota.

Mitrovica e Veriut është fituar nga Milan Radojeviq nga Lista Serbe me 10833 vota ose 91.12 për qind.

Komunat që shkojnë në balotazh:

Komuna e Gjakovës ka shkuar në balotazh mes Ardian Gjinit të AAK-së i cili ka marrë 18973 vota ose 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lilës së Vetëvendosjes me 15426 vota ose 37.20 për qind.

Në Komunën e Gllogovcit gjithashtu do të ketë balotazh mes Ramiz Lladrovcit të PDK-së i cili ka marrë 10419 vota ose 45.50 për qind dhe Driton Ajazit nga Demokratët për Drenasin me 6984 vota ose 30.50 për qind.

Gjilani gjithashtu do të shkojë në balotazh me Lutfi Hazirin nga LDK-ja i cili ka marrë 18546 vota ose 43.51 për qind dhe Alban Hysenit nga LVV i cili ka marrë 19057 vota ose 44.71 për qind.

Dragashi në balotazh do ta ketë Bexhet Xheladinin nga LDK-ja me 4887 vota ose 35.69 për qind dhe Shaban Shabanin nga PDK-ja me 4459 vota ose 32.56 për qind.

Në Istog në balotazh takohen Ilir Ferati i LDK-së me 7974 vota ose 41.09 për qind dhe Bekë Berisha nga AAK-ja me 5140 vota ose 24.49 për qind.

Në Kaçanik në balotazh shkojnë Besim Ilzai nga PDK-ja me 7111 vota ose 44.67 për qind dhe Jeton Raka nga LVV me 5311 vota ose 33.36 vota.

Në Klinë në balotazh shkojnë Zenun Elezaj nga AAK-ja me 7531 vota ose 43.33 për qind dhe Esat Raci nga PDK me 4766 vota ose 27.42 për qind.

Në Fushë Kosovë shkojnë Burim Berisha i LDK-së me 7966 vota ose 49.72 për qind dhe Enver Bajcinca nga LVV me 4098 vota ose 25.58 për qind.

Në Kamenicë në raundin e dytë shkojnë Qendron Kastrati nga PSD me 5408 vota ose 32.52 për qind dhe Kadri Rahimaj nga LVV me 5156 vota ose 31.01 për qind.

Komuna e Obiliqit shkon në balotazh mes Xhafer Gashit nga Iniciativa Qytetare për Obiliq me 5975 vota ose 48.12 për qind me Halil Thaçin e LVV-së me 2507 vota ose 20.19 për qind.

Në balotazh në Rahovec takohen Smajl Latifi i AAK-së me 10144 vota ose 47.18 për qind dhe Visar Korenica i VV-së me 5341 vota ose 24.84 për qind.

Podujeva ka shkuar në balotazh mes Ekrem Hysenit të LDK-së me 16.925 vota ose 44.20 për qind dhe Shpejtim Bulliqit të LVV-së me 16.907 vota ose 44.16 për qind.

Prishtina gjithashtu shkon në balotazh mes Arben Vitisë së VV-së me 36.818 vota ose 45.54 për qind dhe Përparim Ramës së LDK-së me 25.252 vota ose 29.17 për qind.

Në balotazh në Prizren takohen Mytaher Haskuka i LVV-së me 24378 vota ose 40.41 për qind dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja me 18.919 vota ose 31.36 për qind.

Në Shtime në balotazh takohen Qemajl Aliu i VV-së me 5964 vota ose 45.29 për qind dhe Naim Ismajli i PDK-së me 5824 vota ose 44.23 për qind.

Në viti në balotazh shkojnë Sokol Haliti i LDK-së me 8326 vota ose 41.30 për qind dhe Arsim Ademi i LVV-së me 6955 vota ose 34.50 për qind.

Në Vushtrri në balotazh kanë shkuar Ferit Idrizi i PDK-së me 10247 vota ose 34.81 për qind dhe Xhafer Tahiri i LDK-së me 9956 vota ose 33.82 për qind.

Malisheva shkon në balotazh mes Ekrem Kastratit nga Nisma Socialdemokrate me 7548 vota ose 34.08 për qind dhe Isni Kilaj i PDK-së me 6383 vota ose 28.82 për qind.

Juniku shkon në balotazh mes Agron Kuçit nga AAK-ja me 1419 vota ose 45.19 për qind dhe Ruzhdi Shehut të LDK-së me 1319 vota ose 42.01 për qind.

Mamusha shkon në balotazh me Abdulhadi Krasniqi nga Kosova Demokratik Turk Partisi me 1430 vota ose 48.92 për qind dhe Arif Butuqi nga Kosova Adalet Turk Partisi me 1080 vota ose 36.95 për qind.

Kllokoti shkon në balotazh mes Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe me 789 vota ose 41.01 për qind dhe Strahinja Spasiq nga Gi Srpska Narodna Sloga me 699 vota ose 36.33 për qind.

Kliko KËTU për të parë rezultatet përfundimtare të raundit të parë.

Artikuj të ngjashëm