Familjarët e fëmijëve të cilët humben jetën si pasojë e zjarrit në fshatin Ujz të Gjakovës, dyshojnë se zjarri është shkaktuar si pasojë e një shtylle elektrike.
Daja i njërit prej viktimave, Hysni Sylmetaj ka thënë se për këtë problem ishte njoftuar edhe KEDS-i, porse nuk janë marrë masa.
Sipas tij i lënduar gjatë përpjekjeve për ta shuar zjarrin është edhe babi i njërit nga viktimat, por me gjendje stabile.
Ndërkaq i pyetur nga KOHA, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, ka thënë se kanë dërguar ekip të ekspertëve për të analizuar ngjarjen se çfarë ka ndodhur.
Lexo edhe: Konfirmohet vdekja e dy fëmijëve nga zjarri në Gjakovë
KEDS ka dërguar një ekip të ekspertëve që do të analizojnë secilin detaj çka ka ndodhur. Ne i kishim lutur të gjitha palët që të përmbahen deri të përpilohet raporti i eksperteve bazuar në të gjeturat në vendin e ngjarjes”.
Viktor Buzhala