Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka komentuar mosnënshkrimin e Kosovës për projektin e gazpërçuesit amerikan, duke e cilësuar si një vendim shumë të mirë.
Cramon e falënderoi Kosovën, pasi që sipas saj, ky është një vendim miqësor ndaj mjedisit.
Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.
Lexo edhe: SHBA pret vazhdimin e moratoriumit dhe zotimin për Ujmanin
Very good decision. Thanks for the environmental clearly friendlier decision which is better for our climate, for your citizens and in line with the European Green Deal #EU #EGD #transition #energy #renewables #health https://t.co/qsgPZST6Gl
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) September 30, 2021
Kujtojmë se sot, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media ka thënë se Kosova nuk e ka çuar përpara projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi që sipas saj, Kosovës i duhen më shumë informata për të qenë e sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik.