Këshilltari i presidentit të Malit të Zi, Veselin Veljoviq do të sillet sot në Prokurorinë Themelore në Cetinë, ku do të merret në pyetje nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të sulmit ndaj një personi zyrtar në kryerje të detyrës, raporton “Vijesti”.
Ish-zyrtari i Policisë dhe ish-drejtori në Drejtorinë e Policisë, Veljoviq, sulmoi në mëngjes ish-kolegët e tij.
Sulmi i Veljoviq ndaj policisë u kap nga kamerat dhe video u shpërnda në Twitter nga zëvendës-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Shihni se si Veselin Veljoviq, këshillytar i presidentit të shtetit dhe një grup deputetësh të DPS-së, filluan sulmin ndaj Policisë së Malit të Zi këtë mëngjes. Unë mendoj se është gjithçka e qartë tani. Apelojmë për paqe dhe ulje të tensioneve.
Dritan Abazoviq – Zëvendës-kryeministër i Malit të Zi
Veljoviq është arrestuar në mëngjes. Ndërsa po shoqërohej për në Polici, ai kërkoi të thërriste avokatin e tij. Këshilltari i presidentit të Malit të Zi u arrestua për sulm ndaj personave zyrtarë./observeri/