E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Këshilli Prokurorial del publikisht kundër vetingut, hedh akuza ndaj MD-së

- Advertisment -spot_img

Në një deklaratë publike, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka shprehur qëndrimin e vet institucional për të mos marrë pjesë në Grupin punues të caktuar nga Ministria e Drejtësisë për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vetingut në sistem të drejtësisë.

Sipas KPK-së, qëndrimi vjen “si rrjedhojë e qasjes së Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka proceduar në Qeveri draftin final për procesin e vetingut pa u konsultuar fare me institucionet e pavarura të drejtësisë”.

KPK-ja madje thotë se ky koncept-dokument s’u është dhënë anëtarëve të grupit punues nga sistemi prokurorial për të cilët ka thënë se janë të painformuar me përmbajtjen finale të dokumentit.

Prandaj, kjo qasje e njëanshme dhe përjashtuese nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për ne është jo-serioze dhe jo-profesionale. Në procese të tilla të rëndësishme është thelbësore të ketë gjithëpërfshirje aktive të të gjitha palëve, të ndërtohet besimi reciprok dhe të kultivohet një qasje konstruktive, pa paragjykime, e bazuar në objektivitet dhe bashkërendim. Këshilli Prokurorial i Kosovës si institucion kushtetues mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet e vendit që nëpërmjet forcimit të kapaciteteve të brendshme institucionale, të punojë në avancimin e sistemit prokurorial, gjithmonë duke e ruajtur pavarësinë dhe ndarjen e pushteteve

thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm