E enjte, 30 Qershor, 2022
spot_img

Kërkohet paraburgim për personin e dyshuar që e detyronte të miturën të kryente mardhënie seksuale

- Advertisment -spot_img

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Prokuroria njofton se, më 23 shtator 2021, i pandehuri sipas marrëveshjes paraprake me të miturën, me veturën e tij e ka pritur të njëjtën në dalje të fshatit Janosh, Komuna e Gjakovës, ku së bashku kishin shkuar në shtëpinë e të pandehurit, në fshatin Vitomericë, Komuna e Pejës.

Lexo edhe: Ministrja e Ekonomisë flet rreth projektit të programit të MCC/ Detaje

Nga data 23 shtator 2021 e deri më 29 shtator 2021, për të iu shmangur familjarëve e policisë, kanë lëvizur në lokacione të ndryshme, ku gjatë gjithë kësaj kohe i pandehuri e ka detyruar të miturën, të kryej marrëdhënie seksuale në vazhdimësi.

Njoftimi i Gjykatës

Pas disa veprimeve operative nga ana e zyrtarëve policorë, është arritur të lokalizohet vendi dhe të arrestohet i pandehuri.

I njëjti me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 29 shtator 2021.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm