E premte, 12 Gusht, 2022
spot_img

Kërcënojnë analistët serb: Një hap i Prishtinës dhe Beogradi niset në kundërsulm

- Advertisment -spot_img

Një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes së Uashingtonit, ka skaduar moratoriumi me të cilin Kosova obligohej se nuk do kërkojë njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare, sipas analistëve serb nëse Prishtina nis hapin për njohje e anëtarësime, Beogradi do niset në kundërsulm për çnjohje, shkruan “B92”.

Por shtrohet pyetja në cilat organizata mund kërkojë anëtarësim Prishtina dhe si do reagojë Beogradi në ata hap? Ka paralajmërime se Prishtina planifikon anëtarësim në Këshillin e Evropës, por sipas analistëve serbë kjo do ishte në kundërshtim me drejtën ndërkombëtare.

Të gjitha bashkësitë ndërkombëtare e edhe KE, NATO dhe OSBE e shumë tjera kanë rregulla të qarta në statutet e veta se anëtare mund të bëhen vetëm anëtarët e plotfuqishme të OKB-së, ku Kosova nuk është.

Diplomati Zoran Milivojeviç.

Lexo edhe: MSH thirrje qytetarëve të vaksinohen, në veçanti grave shtatëzëna/ Do të punohet edhe të dielave

Kosova nuk respekton të drejtat themelore, kështu që Këshilli i Evropës do rrezikojë shumë me pranimin e Kosovës si anëtare të plotë, para së gjithave për shkak të kredibilitetit të saj..

Mund të vendoset bashkëpunimi që nuk do të ishte formale dhe nuk përfshin anëtarësimin, bie fjala në nivelin e Kuvendit parlamentar të KE-së.

Milivojeviç.

Republika e Serbisë respekton pjesën e vetë të marrëveshjes së Uashingtonit, andaj nuk do të ndërmarrë e para hapa kundër, nëse Prishtina kërkon njohje në ndonjë organizatë ndërkombëtare, do të marrë përgjigje adekuate.

Serbia do të reagojë në atë mënyrë që do të inkurajojë disa vende mike që janë të gatshme të shqyrtojnë vendimet e mëhershme për pranimin e pavarësisë së Kosovës që ta bëjnë këtë. 

Nemanja Starçeviç, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme.

Starçeviç siguron se ka disa shtete që janë të gatshme për këtë, në anën tjetër porositë nga Uashingtoni edhe Brukseli janë pozitive, por duhet përcillen edhe me vepra përgjegjëse.

Shpresojmë se sponsorët ndërkombëtarë të Prishtinës, do të kenë ndërgjegje edhe mirëkuptim të mjaftueshëm se pala e Prishtinës është ajo që po bllokon vazhdimin e dialogut dhe do të ndërmarrë presion adekuat ndaj saj.

Starçeviç.

Të përkujtojmë se Kuvendi i Kosovës edhe formalisht ka hedhur poshtë me rezolutë marrëveshjen e Uashingtonit. Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk do shikojmë të heshtur përpjekjet e Prishtinës që të iu bashkohet organizatave ndërkombëtare.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm