E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Kërcënoi motrën, arrestohet 20-vjeçari nga Ferizaj

- Advertisment -spot_img

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili ka kanosur me thikë motrën e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Zaskok të Ferizajt, ka bërë të ditur policia.

Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Zaskok të Ferizajt është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet Q.M (M/K) i moshës 20 vjeçar, i cili për shkak të disa mosmarrëveshjeve në familje kishte kanosur me thikë motrën e tij.

Policia e Kosovës

Sipas policisë, i dyshuari është recidivist i dhunës në familje.

I dyshuari, recidivist i dhunës në familje, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Policia e Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Kryeministri i Kroacisë viziton sot Kosovën, kjo është agjenda e takimeve

Artikuj të ngjashëm