E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Kelani: Nuk është hapur asnjë rast që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

- Advertisment -spot_img

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se pavarësisht informatave që kanë qarkulluar, deri tani nuk është hapur asnjë rast apo incident që ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Sipas Kelanit, Policia ka pranuar informata të ndryshme, por pas hetimeve, kanë konstatuar se nuk ka nevojë të hapet ndonjë rast.

Vlerësuar në aspektin e sigurisë, procesi zgjedhor ka kaluar pa ndonjë rast që mund të ketë penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ka pasur informacionet të ndryshme që i janë dhënë Policisë, për kanosje, për blerje votash, për pengim të votimit. Për të gjitha këto informacionet, Policia ka kryer hetime dhe deri më tani nuk ka asnjë rast apo incident që është hapur apo ka penguar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Të gjitha këto informata që kanë qarkulluar janë vetëm si informacione, dhe shumicën prej tyre i kemi trajtuar, por pa pasur nevojë të hapet ndonjë rast. Disa raste janë ende nën hetim dhe nëse hapet ndonjë rast, ne do t’iu informojmë.

Baki Kelani – Zëdhënës i Policisë së Kosovës

/observeri/

Lexo edhe: Vetëvendosje akuzon PDK-në për presion ndaj votuesve në Prizren

Artikuj të ngjashëm