E hënë, 5 Dhjetor, 2022
spot_img

Katër raste të dhunës në familje në Prishtinë

- Advertisment -spot_img

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për disa raste dhune në familje në Prishtinë, shkruan Observeri.

Me datë 30 tetor 2021 i dyshuari mashkull ka sulmuar viktimën femër me të cilën bashkëjeton, të dy kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Prishtinë 30.09.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar viktimën femër kosovare me të cilën  bashkëjeton. Të njëjtit kanë pranuar trajtim  mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

PK

Lexo edhe: Deputeti i Listës Serbe po qëndron në Bërnjak me protestuesit

Me datë 01 tetor rreth orës 00:05 është arrestuar një mashkull i cili në gjendje të dehur ka fyer dhe ka sulmuar fizikisht gruan e tij. I dyshuari ëshë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Prishtinë 01.10.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur e kishte fyer dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet.

PK

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:40 një femër ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me burrin e saj, ajo është sulmuar fizikisht nga ai. Palët janë intervistuar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 01.10.2021-16:40.  Viktima femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme  që kishin  me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar,  nga i njëjti është  sulmuar fizikisht. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit  i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje,  rasti vazhdon të hetohet.

PK

Kurse dje rreth orës 20:00 në Fushë Kosovë një femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj. I dyshuari është dërguar në mbajtjem rasti po hetohet.

F. Kosovë 01.10.2021-20:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje,  rasti vazhdon të hetohet.

PK

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm