E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Kastrati i PDK-së thumbon deputetët e LVV-së: Mu keni zverdh diçka prej të dielës

- Advertisment -spot_img

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thumbuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë fjalës së tij për Projekt-kodin e Procedurës Penale, Kastrati thumboi deputetët e LVV-së për rezultatin e zgjedhjeve të së dielës.

Ku jeni more mesi pak ma gjallë, mu keni zverdh diçka prej të dielës.

Ardian Kastrati – Deputet i PDK-së

Ai tha se Vetëvendosje s’mund të jetë lidere në reformim të drejtësisë sepse nuk i kanë njohur institucionet e drejtësisë.

Procedimi i këtij drafti për kodin e procedurës penale është nevojë ekskluzive për mirëfunksionimin e drejtësisë në Kosovë. Por ju s’mund të jeni liderë në reformim të drejtësisë sepse nuk i keni njohur institucionet e drejtësisë. Elektorati nuk i han përrallat e juaja qengji dhe ujku dhe kjo u pa të dielën.

Tha Kastrati

Ndryshe Kuvendi i Kosovës me 66 vota për ka miratuar në shqyrtim të parë Projekt-kodin e Procedurës Penale, i cili parasheh gjykimin në mungesë për të gjitha veprat penale dhe jo vetëm për rastet e krimeve të luftës, ndërsa trajton edhe suspendimin e zyrtarëve publik në rastin e ngritjes së aktakuzës për veprat e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se qëllimi i këtij projekt-kodi është avancimi i drejtësisë penale për të vendosur sundimin e ligjit në vendin tonë. /observeri/

Lexo edhe: Përqindja e të vaksinuarve në Kosovë

Artikuj të ngjashëm