E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Kapiteni i Njësive Speciale, Besart Ahmeti njëri nga të lënduarit nga shpërthimi i bombës në veri

- Advertisment -spot_img

Disa policë kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë marrë lëndime nga shpërthimet e granatave që janë hedhur gjatë aksionit të ndërmarrë nga policia kundër kontrabandës në veri te Kosovës.

Njëri nga të lënduarit i cili po merr trajtim aktualisht në Emergjencën e QKUK-së është edhe Kapiteni i Njësive Speciale Besart Ahmeti.

I njëjti ishte edhe udhëheqës i njësitit të Forcave Speciale Operative në Bërnjak pas vendosjes së barrikadave nga ana e qytetarëve serb të cilët në atë kohë kundërshtonin reciprocitetin e tabelave te veturave.

Shtatë pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë marr trajtim në Spitalin e Mitrovicës së Jugut pas lëndimeve nga aksioni i sotëm kundër kontrabandës.

Për shkak të situatës që po zhvillohet edhe në këto momente në Mitrovicë të Veriut, ekipe të shumta të gazetarëve janë duke qëndruar atje për të raportuar mbi ngjarjen.

Mirëpo ambienti ku ata po e kryejnë punën e tyre nuk është i sigurtë./Observeri/

Artikuj të ngjashëm