E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Kapet një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Kapet një tjetër sasi kokaine në portin e Durrësit. Sikurse njofton policia, droga u gjet pas një kontrolli të imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane të ardhur nga Ekuadori, për llogari të komapnisë “Alba Exotic Fruit”.

Është hera e pestë që në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latin për llogari të kompanisë  ‘Alba Exotic Fruit’ gjenden sasi me kokainë. Sipas të dhënave paraprake bëhet fjalë për një sasi rreth 7.7 kg kokainë e ndarë në 8 pako.

Mësohet se ka qenë Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut që ka ushtruar kontroll të imtësishëm në një nga kontenierët e ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë Barjon Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti.

Kujtojmë se kompanisë ‘Alba Exotic Fruit’ i është gjendur edhe 4 herë të tjera kokainë në kontejnerët që vinin për llogari të saj.  Më herët më 29 korrik në kontejnerët e kësaj kompanie u gjetën dhe gjetën rreth 7 kilogramë.

Lexo edhe: MAShT dhe DKA-të të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor

Pas ngarkesës së parë një tjetër ngarkesë prej 11.6 kilogramësh u sekuestruara më 13 korrik në portin e Durrësit, ndërsa një tjetër sasi prej 6.5 kilogramë është kapur nga policia më 23 korrik.

Kujtojmë se në vitin 2019 kësaj firme iu kap në Greqi në portin e Pireut një ngarkesë prej 137 kg kokainë që si destinacion final kishte portin e Durrësit. Në atë kohë kokaina u zëvendësua me oriz nga DEA amerikane.

‘Alba Exotic Fruit’ është një kompani, e cila vepron në treg prej vitit 2011 dhe rezulton të jetë në pronësi Eduart Dautit dhe Barjon Gumenit. Ky i fundit u arrestua më 13 korrik, kur policia zbuloi ngarkesën prej 11.6 kilogramësh kokainë, për të cilën Gumeni u shpreh se nuk ka lidhje. Nga ana tjetër Eduart Dauti, i cili zotëron dhe pjesën më të madhe të aksioneve të kësaj kompanisë, është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Durrës – Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm