E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Kapet mbi 21 kg lëndë narkotike kanabis në formë çokollate, arrestohet një 37-vjeçar/ Detaje

- Advertisment -spot_img

Policia e Shqipërisë përmes një postimi në facebook ka njoftuar për sekuestrimin e 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, transmeton Observeri.

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses një tjetër operacion policor në fushën e narkotikëve, ku ka vënë nën pranga një 37-vjeçar.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Lexo edhe: Një grua rreth 40 vjeçe gjendet pa shenja jete në në një mjet të parkuar

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari policia gjeti dhe sekuestroi 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm