Policia e Kosovës përmes një postimi në facebook ka njoftuar se ka arritur të arrestojë në Ferizaj një 23-vjeçar me inicialet E.B., i cili po kërkohej në bazë të urdhëresës së Gjykatës në Ferizaj, për veprën penale “vjedhje”, me dënim burgimi prej 3 muajsh, shkruan Observeri.
Ndërkaq, ndaj tij në gjykatë janë duke u zhvilluar edhe procedura tjera, për shkak të 5 veprave tjera penale : ( 3 raste ‘’Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘’ dhe 2 raste ‘’Vjedhje’’).
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Lexo edhe: Sot varrosen dy zyrtarët e PDK-së që u vranë në Pejë