E martë, 25 Janar, 2022
spot_img

Konfiskohen 17 kg marihuanë, arrestohen për korrupsion dy zyrtarë të Prokurimit, Sveçla: Të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit

- Advertisment -spot_img

Departamenti i hetimeve pranë Policisë së Kosovës gjatë të premtes ka realizuar një operacion të suksesshëm policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar dhe konfiskimin e rreth 17 kilogramëve substancë narkotike e llojit marihuanë.

Ministri i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi ka konfirmuar se Policia e Kosovës ka arrestuar për trafikim droge tre persona pasi janë zbuluar dhe konfiskuar 17 kg drogë e llojit marihuanë.

Sveçla gjithashtu njoftoi se janë arrestuar tre persona të përfshirë në korrupsion prej tyre dy janë zyrtarë të Agjennsionit Qendror të Prokurimit.

Ndërkohë Policia ka dhënë detaje të tjera për arrestimet në Agjencinë Qendrore të Prokurimit ku Mursel Raci, drejtori për prokurime të veçanta në AQP dyshohet se ka kërkuar pesë për qind të tenderit që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove. Në vlerë monetare, kjo nënkupton 20 mijë euro.

Ai është arrestuar në zyrë, teksa ka pranuar 8 mijë eurot e para.

Pas kësaj ministri Sveçla ka thënë se do të jenë të pakompromis ndaj të gjitha llojeve të krimit.

Artikuj të ngjashëm