Në raportin 24 orësh policia ka njoftuar se dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare, shkruan Observeri.
Rasti a ndodhur në Ferizaj.
Policia ka njoftuar se një prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
Lexo edhe: Infektologu Vishaj tregon se a duhet të vaksinohen personat që kanë antitrupa
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Ferizaj, 14.09.2021 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit duke i kanosur i kanë penguar zyrtaret policor në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër lirohet në procedurë të rregullt.