E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Kandidati i AKR-së për Prishtinën premton se qytetarët me 1 euro do të mund të bëjnë bartjen e pronave

- Advertisment -spot_img

Gëzim Mehmeti vlerëson se Kodra e Trimave është prej lagjeve më të diskriminuara të kryeqytetit dhe ai thotë se nëse e fiton besimin e qytetarëve më 17 tetor do ta përmirësojë situatën.

Ai ka thënë se rreth 70 për qind e banorëve të kësajj lagjeje përballen me mungesë të dokumenteve për pronësi. Dhe ai ka premtuar se me të kryetar, bartja e pronave do të bëhet shpejt dhe për vetëm 1 euro.

70 për qind e banorëve të Kodrës së Trimave nuk posedojnë dokumentet e pronësisë, që i bie listën poseduese dhe certifikatën e pronësisë. Kodra e Trimave në këtë rast është e diskriminuar. Pse? Lobi i ndërtimeve ka qenë shumë i zëshëm që të gjitha ndërtimet pa leje që janë bërë në Kosovë të legalizohen, edhe ne kemi legalizuar. Mirëpo nuk iu kemi ofruar qytetarëve që jetojnë në vatrat e tyre shekullore këtë mundësi. Në kemi shtëpi në Kodrën e Trimave që janë ndërtuar para 60-70 vjetëve jetojnë njerëzit aty, e kanë blerë pronën, mirëpo nuk e kanë listën poseduese dhe certifikatën. Nuk mund ta lënë shtëpinë në hipotekë

Gëzim Mehmeti për emisionin Zgjedhjet në Kohë

Ai ka ofruar edhe zgjidhjen se si e mendon.

“Unë e kam konceptuar zgjidhjen. Zgjidhja është siç ka ndodhur me ligjin për legalizim, e njëjta do të ndodhë në tërë Kosovën, sidomos në Prishtinë, që t’u mundësohet banorëve që jetojnë në pronat e tyre shekullore që të kenë të drejtën e tyre, që është e shenjtë, pronën. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës do ta ofrojë me 1 euro bartjen e pronës, me kryetar Gëzim Mehmetin. Nëse ua kemi mundësuar bizneseve që t’i legalizojnë ndërtimet pa leje, është absurde që banorëve të Kodrës së Trimave të mos ua mundësojmë që ta bartin pronën e tyre, duhen vetëm angazhim e vullnet. Nëse kemi mbështetjen e Qeverisë, do ta realizojmë këtë për 90 ditët e para”, ka shtuar ai.

Artikuj të ngjashëm