E hënë, 16 Maj, 2022
spot_img

Kancelarja gjermane Angela Merkel mbërrin në Tiranë

- Advertisment -spot_img

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Tiranën. Ajo u prit në Aeroportin e Rinasit nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë.

Olta Xhaka

Lexo edhe: Një person raportoi se dha para për punësimin e tij dhe djalit të tij, policia identifikon dy të dyshuarit

Ajo do të pritet nga Kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku do të ketë në fillim një takim kokë më kokë me kreun e qeverisë shqiptare, e më do të marrë pjesë edhe në takimin mes dy delegacioneve.

Pjesë e axhendës është edhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, me praninë e kryeministrave të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës. Vizita 6 orëshe në Tiranë do të mbyllet me konferencë për shtyp të Kancelares dhe Kryeministrit Rama në orën 14:30.

Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe procesi i Berlinit, i nisur 7 vjet më parë me iniciativën e Kancelares.FOTO GALERI

Vizita vjen 2 javë para zgjedhjeve në Gjermani. Policia e Shtetit ka njoftuar se për shkak të kësaj vizite do të ketë kufizim të lëvizjes në disa akse rrugore.

Kancelarja gjermane Angela Merkel viziton sot Shqipërinë. Në një njoftim për mediat, zyra për shtyp e kryeministrit ka zbardhur agjendën e kancelares.

Në orën 10:20 do të mbahet ceremonia e mikpritjes në Pallatin e Brigadave, më pas Merkel do të ketë një takim kokë më kokë me Kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes kryeministrit Rama dhe kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

Merkel niset për në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Merkel është nisur për në Pallatin e Brigadave teksa aty janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e saj.

Ceremonia mikëpritëse do të nis në orën 11:00, ku pastaj do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).

Kurti pritet të takohet me Merkelin në ora 15:00

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të martë do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Takimi që pritet të nis në ora 15:00 teksa Merkel në prag të largimit të saj nga politika po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Gjithçka gati për takimin Rama-Merkel në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në prag të largimit të saj nga politika këtë të martë po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në Pallatin e Brigadave janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e kancelares Merkel, ku pas ceremonise mikëpritëse në orën 11:00, do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve (gjermane e shqiptare).

Më pas, në orën 11:50, pritet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, po ashtu edhe mbërritja e Kancelares Merkel.

Më pas në 14:35, mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel do të mbahet një konferencë për shtyp.

Kujtojmë se Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit.

Vizita e Merkel në Tiranë, rrugët që do të jenë të bllokuara

Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e vizitës së Kancelares së Gjermanisë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, Policia e Shtetit ka marrë disa masa.

Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjen në këto segmente rrugore, me qëllim moskrijimin e mbingarkesës në trafik nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të datës 14 Shtator, si dhe të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre.

Policia sqaron se do jetë prezente në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të qytetit të Tiranës dhe në rrugët e tjera në brendësi të kryeqytetit, me qëllim marrjen e masave për të siguruar dhe rregulluar trafikun në rrugët alternative, si dhe për t’iu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës që do kenë nevojë.

Artikuj të ngjashëm