E diel, 28 Nëntor, 2021
spot_img

Kamberi e quan fashizëm idenë e Vuçiçit për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Preshevës

- Advertisment -spot_img

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përmendi sot idenë për mbylljen e kufirit për shqiptarët e Luginës së Preshevës, përkatësisht pikën kufitare Dheu i Bardhë – Konçul.

Vuçiqi sot foli për mundësinë e mbylljes së pikës kufitare Dheu i Bardhë – Konçul, si kundërmasë për vendimin që Qeveria e Kosovës ka marrë për reciprocitet për targat e veturave nga Serbia që hyjnë në Kosovë. Për këtë, serbët kanë bllokuar tash e tetë ditë rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Vuçiqi tha se ideja është që vetëm shqiptarëve të mos u lejohet kalimi nga Serbia në Kosovë, porse sipas tij, nuk po i shkon ndërmend ta bëjë.

E deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një postimi në Facebook, këtë ide e ka quajtur fashizëm të pastër serb dhe se ajo nuk do të kalojë në asnjë rrethanë.

Ideja për mbylljen e kufirit në Konçul është fashizëm i pastër. Nëse me të vërtetë ekziston ideja për mbylljen e kufirit në Konçul, atëherë mund ta paramendoj kush edhe është autori i saj. Por, është fakt që ‘nëpërmjet parandalimit të saj’ A. Vuçiq po e paraqet vetën si paqeruajtës i Ballkanit.

Shaip Kamberi – Deputet shqiptarë në Kuvendin e Serbisë

Ai tha se me këtë do të merrte fund edhe nisma për “Open Balkan”, të cilën e kanë firmosur Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kjo nismë e refuzuar nga Kosova, ka për synim sipas atyre që e kanë themeluar, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Në thelb ato nuk do të ishin masa represive vetëm ndaj popullsisë civile, por edhe atak i drejtpërdrejtë ndaj idesë së Ballkanit të Hapur me të cilën Vuçiq po krenohet. Në fakt, kjo ide e mbylljes së kufirit në Konçul vetëm për shqiptarët, do të ishte edhe fundi i Open Balkan. Shqiptarët me siguri nuk do të duartrokisnin këtë rast. As nën kërcënimin e cilës do fuqi nuk do të pajtoheshim me idenë që të na vendosin në ndonjë rezervat.

Shtoi Kamberi

Ai tha se në elitën qeverisëse serbe, janë të përditshme idetë që prodhojnë konflikte me fqinjë.

Më duhet patjetër ta them që personi i cili e ka propozuar këtë ide duhet të jetë një budalla i pastër politik. Sepse ndërmarrja e masave represive ndaj popullsisë civile (shqiptare) që de fakto janë shtetas të Serbisë, është një masë fashiste të cilën as një budalla sikurse ai që e paska propozuar nuk do të ketë shans për ta aplikuar.

Përfundoi Kamberi

/observeri/

Lexo edhe: Presidenca e Kosovës mohon se SHBA-ja ka shprehur pakënaqësi ndaj menaxhimit të situatës në veri

Artikuj të ngjashëm