E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

Joseph e përgëzon Lajçakun për marrëvëshjen e fundit Kosovë-Serbi

- Advertisment -spot_img

Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Joseph ka thënë se e ka përgëzuar Lajçakun për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e marrëveshjes.

Lexo edhe:Nuk e pranon fajësinë i akuzuari për shkaktimin e aksidentit në Koshare të Ferizajt, ku vdiqën pesë persona

i nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Joseph

Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po e zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së.

Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York.

Lajçak javën e kaluar e ndërmjetësoi takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.

BE-ja mori parasysh edhe kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e cilësoi si shqetësim.

/Observeri

Artikuj të ngjashëm