E mërkurë, 30 Nëntor, 2022
spot_img

Jep dorëheqje ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe

- Advertisment -spot_img

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë.

Filipçe tha se tragjedia në Tetovë e ka prekur shumë dhe e ndjen të nevojshme që të largohet nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.

Dorëheqja e tij vjen pas tri dorëheqjeve paraprake pasditen e së premtes, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani.

Edhe ai, kolegët e tij paraprak që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për atë që ndodhi në spitalin e Tetovës.

Mbrëmjen e së mërkurës, në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 pacientë të shtruar me COVID, si shkak i rënies së zjarrit në objekt. Deri më tani, për këtë, nuk është vënë akoma asnjë person para përgjegjësisë.

Lexo edhe: Pacientët e shpëtuar nga zjarri në Tetovë janë në gjendje stabile

Artikuj të ngjashëm