E shtunë, 22 Janar, 2022
spot_img

Jep dorëheqje drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës

- Advertisment -spot_img

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, informon se ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Në një postim në Facebook, Besimi shkruan se për shkak të përgjegjësisë morale, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës.

Si mjek, i cili tërë jetën time profesionale i’a kam përkushtuar shërimit të bashkëqytetarëve tanë dhe si njeri i parë i Spitalit Klinik të Tetovës, me të cilin udhëheq gjatë viteve të fundit, ndjej përgjegjësi morale nga ngjarja e tmerrshme në të cilën u shuan jetë njerëzish. Të nderuar, me dhimbje të pashuar për çdo viktimë dhe çdo familjarë të tyre, Ju informoj se për shkak të kësaj përgjegjësie morale që e ndjej, jap dorëheqje nga pozita e drejtorit të Spitalit Klinik në Tetovë.

ka shkruar ai

Ai i ka bërë thirrje që të ketë hetim të plotë dhe të zbardhen sa më shpejt arsyet e shpërthimit të zjarrit në spitalin modular të Tetovës.

Pas kësaj ngjarje të tillë tragjike dhe fatkeqe, ky vendim është i pashmangshëm. Njëkohësisht, shpresoj që të përfundojë hetimi i plotë sa me shpejtë dhe të zbardhen arsyet e zjarrit në Qendrën modulare të Klinikës së Tetovës për pacientët me Covid-19. Dorëheqja ime nuk do t’i ngushëllojë familjet, por besoj se do të vendos një linjë morale të cilën të gjithë ne si shoqëri e kemi harruar.

ka shkruar Besimi

Si pasojë e zjarrit në spitalin modular të Tetovës mbrëmjen e së mërkurës, kanë vdekur 14 persona e janë lënduar 17 të tjerë.

Lexo edhe: Publikohen pamjet nga momenti i shpërthimit të zjarrit në Tetovë

Artikuj të ngjashëm