E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Jashari akuzon PDK-në për vjedhje votash, dorëzon ankesë në PZAP

- Advertisment -spot_img

Kandidati për kryetar të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka reaguar sërish pas humbjes në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën.

Jashari ka njoftuar së kanë deponuar mbi 10 ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që sipas tij, kanë të bëjnë me vjedhjen e votave me sistemin e “trenit bullgar”.

Nga vëzhguesit tonë në shumë vendvotime, gjatë numërimit të votave janë gjetë shumë fletëvotime të pavulosura për kryetar komune, mund të këtë edhe shumë tjera që nuk janë identifikuar në mungesë të komisionerëve tonë në vendvotime, për të cilat kërkojmë informacione nga ju qytetarë të dashur

ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook”.

Tutje ai ka kërkuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa si dhe Prokuroria e Kosovës që të hetojnë çdo keqpërdorim të procesit zgjedhor.

Bekim Jashari nga lista e pavarur “Ideal për Skenderaj” ka marrë 40,64 për qind të votave kurse kundërkandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Nura, mori 57,99 për qind.

Jashari edhe gjatë mbrëmjes së kaluar ka ngritur dyshime për vjedhje dhe manipulim të votash.

Artikuj të ngjashëm