E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

Jasharaj: Me Ligjin për Paga kërkesat për greva do të jenë minimale

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut mund të vendosë për veprime sindikale në arsim, nëse Ligji për Pagat kalon pa e parë sindikatat.

Jasharaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, duhet të ulen me sindikalistët, për të diskutuar se çka duhet të përmbajë ligji, duke theksuar se ligji duhet të bëjë zgjidhje për të sëmurët rëndë.

Deklarimi ynë i sotëm janë apel në kuptimin e plotë të fjalës dhe e kanë qëllimin që të ulemi me kryeministrin Kurti e ministrin Murati që të bisedojmë për çështjet që janë shqetësim i punëtorëve të arsimit. Nëse ligjit i pagave shkon pa u kontaktuar dhe pa e parë sindikatat se çka ka në atë ligj, nëse nuk ka zgjedhje edhe në të ardhmen për të sëmurët rëndë, nëse nuk ka dialog të mirëfilltë, atëherë Këshilli Drejtues i SBASHK-ut, në mbledhjen e vetë që do ta mbajë më së largu në pjesën e parë të dhjetorit, mund të vijë me kërkesa nga anëtarësia, dhe po vendosi Këshilli Drejtues që kësaj heshtjeje e kësaj mospërfillje t’i përgjigjemi me veprime sindikale, atëherë ne jemi të obliguar që t’i respektojmë ato.

Rrahman Jasharaj – Kryetari i Sindikatës së Arsimit

Ai ka përmendur edhe çështjen e rritjes së pagave në arsim, duke thënë se edhe kjo duhet të rregullohet me Ligjin për Pagat dhe duke shtuar se në katër vitet e fundit, mësimdhënësve asnjëherë nuk u janë rritur pagat.

Ne u jemi gëzuar veprimeve të Qeverisë Kurti që të ndihmohen materialisht shtresat më të goditura por kemi pritur që ata të ulen me sindikatat dhe t’ua japin një lajm për Ligjin e Pagave dhe ne e kemi thënë se me të filluar të implementohet Ligji i Pagave kërkesat për greva do të jenë të paarsyeshme dhe minimale ngase Ligji do t’i rregullonte pagat me ligj dhe aty do të thuhej se vlera e koeficientit do të rritej vetëm në bazë të rritjes eventuale ekonomike. Kështu si është puna, me mungesë të Ligjit për paga dhe me rritje të vazhdueshme të çmimeve, është normale dhe nuk është mëkat që të kërkojnë edhe lëvizje në paga. Qeveria ishte dashur të bëjë një lëvizje të pagave, pasi që nga janari i vitit 2018 në sektorin publik nuk ka pasur ngritje pagash modeste. U bënë 4 vite që nuk kemi rritje të pagave në këtë sektor e lëvizje të çmimeve ka pasur vazhdimisht.

Tha Jasharaj

/observeri/

Lexo edhe: Haradinaj bashkë me Samir Manen në Shkup, kur punëtorët e këtij të fundit protestonin para Qeverisë së Kosovës

Artikuj të ngjashëm