E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Jasharaj kundër bojkotit të mësimit në “Sami Frashëri”, kërkon zgjidhje nga institucionet

- Advertisment -spot_img

Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se është kundër bojkotit të mësimdhënësve të Gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, nën arsyetimin se është humbur shumë nga procesi mësimor.

Ai ka thënë se mësimdhënësit e kanë vendin në shkollë dhe se për hir të mësimit, duhet të kthehen në klasa, derisa për çështjen e zgjedhjes së drejtoreshës së këtij Gjimnazi, Jasharaj tha se duhet të zgjidhet përmes organeve arsimore.

Pa e mbrojtur drejtoreshën, e bëmë një analizë në SBASHK. E pamë që zonj është me emër të respektuar, ka qenë drejtoreshë në Shkollën e Gjelbër, ka qenë e suksesshme. Ky udhëzim administrativ i përjashton punëtorët e arsimit në zgjedhjen e drejtorit të shkollës.

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBASHK-ut, për KTV

I pari i SBASHK-ut tha se drejtoresha e “Sami Frashërit” duhet të ketë pasur kujdes fjalorin ndaj mësimdhënësve, mirëpo zgjedhja e saj nuk është në duart e mësimdhënësve, dhe sipas tij, këta të fundit duhet të vazhdojnë me mësimdhënie.

S’duhet të bllokohet mësimi për gjëra të tilla. Mësimdhënësit janë për të shkuar në shkollë, nëse u shkelen të drejtat e tyre, duhet kërkuar ato.

Tha Jasharaj

/observeri/

Lexo edhe: Gjendet i vdekur 41-vjeçari nga Kaçaniku që kishte dalë për të mbledhë kërpudha në mal

Artikuj të ngjashëm