E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Janë pranuar mbi 2 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora, thotë KQZ-ja

- Advertisment -spot_img

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë që janë pranuar mbi 2 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora.

Këto komente Ahmeti i bëri në mbledhje e radhës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku ndër të tjera u diskutuan pika të ndryshme të rendit të ditës.

Periudha e votimit jashtë Kosovës – periudhë e cila ka filluar më 15 shtator dhe do të përfundojë më 15 tetor. Pra, deri me datën 5 tetor KQZ-ja ka pranuar mbi 2300 pako nga jashtë. Pakot janë tërhequr nën përcjelljen e policisë nga qendrat tranzitore të Kosovës. KQZ-ja do të bëjë me pranimin e këtyre pakove me fletëvotime deri me 15 tetor. Sipas të dhënave preliminare, deri tani janë regjistruar 3200 votues si votues me nevoja të veçanta.

Burim Ahmetaj – Kryeshef ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së

Tutje Ahmetaj ka thënë që shtypja e listave përfundimtare të votuesve janë përfunduar.

Kanë arritur fletëvotimet për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble dhe printimi është bërë në Slloveni. Tubimet e partive politike janë mbajtur pa i përfillur masat mbrojtëse për COVID-19.

Tha Ahmetaj

/observeri/

Artikuj të ngjashëm