E martë, 27 Shtator, 2022
spot_img

Jakup Ismaili: Në Klinikën e Gjinekologjisë nuk ka asnjë pacient me Covid-19

- Advertisment -spot_img

Në Klinikën e Gjinekologjisë ka tri ditë që nuk ka asnjë pacientë të hospitalizuar me Covid-19, kështu ka thënë në një intervistë për EO, drejtori i kësaj Klinike, Jakup Ismaili.

Tutje, doktor Ismaili tha se janë 210 paciente duke u trajtuar në klinikë, por me që nuk janë të infektuar më virusin corona.

Ka tri ditë që nuk e kemi asnjë paciente të hospitalizuar në repartin Covid në Klinikën Gjinekologjike. Për momentin nuk është asnjë paciente me Covid por janë 210 paciente të hosiptalizuara.

Jakup Ismaili

Mes tjerash, ai theksoi se gjendja tash është stabile në Klinikën Gjinekologjike, duke shtuar se gjendja po i  kthehet normales.

Lexo edhe: 30 vjeçari plagos ish-të dashurën 20 vjeçare: Tentova ta trembja

Situata është stabile. Tash jemi liruar edhe me paciente me Covid. Gjendja është normale dhe kemi filluar edhe me ambulanta specialistike nuk e kemi ndërpre asnjëherë.

Kemi filluar edhe me programin efektiv që nga sot kështu që gjendja është në rrjedha normale.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm