E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

Ivica Daçiç: Luftë apo paqe, komuniteti ndërkombëtar le të vendos

- Advertisment -spot_img

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës.

Ai u shpreh se, bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë masat më të forta për të ndaluar lëvizjet e njëanshme që do të sjellin të gjithë rajonin në një situatë “luftë ose paqe”, transmeton Observeri.

Siç tha ai, bashkësia ndërkombëtare me të vërtetë duhet të marrë një vendim kyç për atë që dëshiron në Kosovë – luftë apo paqe, raporton Tanjug.

Ndërsa Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës “ka të bëjë me kriminalizim të veriut”.

Sipas tij, derisa Beogradi po shikon të zgjidhë problemet përmes dialogut, kryeministri i Kosovës këtë po mundohet ta bëjë përmes shkaktimit të krizave.

Madje, ai ka thënë se ky aksion është “hakmarrje” për siç ka thënë ai “humbjen që Serbia ia shkaktoi Kosovës në Bruksel në lidhje me marrëveshjen për targat”.

Prishtina po shkakton kriza të reja, po nxjerr në sipërfaqe probleme të paqena për të sulmuar veriun. Këtë po e bën në javën e fundit para zgjedhjeve. Ai po ndërmerr aksione të njëanshme dhe pasi ato i kanë dështuar, tash po shkon me skenarët B dhe C.

Petar Petkoviq – Drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi

Ai u ka dhënë edhe një mesazh trimërues serbëve në veri, se e “kanë Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq pas vetes”.

Artikuj të ngjashëm