Në raportin 24 orësh Policia e Kosovës ka njoftuar se shtë arrestuar një person në fshatin Rakosh të Istogit pasi dyshohet se ka organizuar lojëra të fatit, shkruan Observeri.
Tutje bëhet e ditur se nga vendi i ngjarjes është konfiskuar një shtëpizë e kompjuterit, që dyshohet se është përdorur për organizimin e lojërave.
Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
Lexo edhe: Presidenti i Maqedonisë së Veriut anulon të gjitha ngjarjet për shkak të tragjedisë në Tetovë
Istog, 08.09.2021 ë 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në lokalin e tij janë takuar disa persona të cilët dyshohet se kanë qenë duke luajtur lojëra të fatit. Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar disa tiketa dhe një shtëpizë e cila dyshohet se është përdorur për lojërat e fatit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i policisë