E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ish-shefi i bashkëshortit të Vjosa Osmanit akuzon presidenten për “falimentim të diplomacisë”

- Advertisment -spot_img

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se diplomacia e Kosovës ka falimentuar.

Ai, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për ketë “falimentim të diplomacisë” fajtorë ka bërë presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

Pasi kanë dështuar dhe e kanë falimentuar diplomacinë kosovare, përgjegjëset e politikës së jashtme të Kosovës, Osmani dhe Gërvalla, janë të mirëseardhur aktorët, sportistët, këngëtarët dhe të tjerët, që në baza vullnetare ta afirmojnë kudo në botë Kosovën.

Gjergj Dedaj – Ish-ambasador i Kosovës në Shkup

Dedaj, ushtroi pozitën e ambasadorit të Kosovës në Maqedoninë Veriore deri në muajin maj të këtij viti, kur u shkarkua me dekret të presidentes Osmani.

Përkohësisht, zbrastësirën e tij është duke e plotësuar Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Osmani, i cili shërbente si zëvendësshef i misionit në Shkup./observeri/

Lexo edhe: Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

Artikuj të ngjashëm