E diel, 27 Nëntor, 2022
spot_img

Ish-punonjësja kthehet në kritike: Facebook dëmton fëmijët dhe dobëson demokracinë

- Advertisment -spot_img

Ish-punonjësja e Facebook, Frances Haugen, u ka thënë ligjvënësve amerikanë se faqet dhe aplikacionet e kësaj kompanie “dëmtojnë fëmijët, nxisin përçarje dhe dobësojnë demokracinë tonë”.

37 vjeçare, ish-menaxhere e produktit në Facebook, u kthye në kritikuese të kompanisë në një seancë dëgjimore në Capitol Hill.

Facebook është përballur me një kontroll në rritje dhe thirrje për rregullim.

Themeluesi Mark Zuckerberg u përgjigj, duke thënë se përshkrimi i fundit paraqiste një “pamje të rreme” të kompanisë, shkruan BBC.

Lexo edhe: Sekuestrohen në Mal të Zi 300 kilogramë drogë që vinte nga Shqipëria

Në një letër drejtuar stafit, ai tha se shumë nga pretendimet “nuk kanë kuptim”, duke treguar përpjekjet e tyre në luftimin e përmbajtjes së dëmshme, krijimin e transparencës dhe krijimin e “një programi kërkimor në industri për këto çështje të rëndësishme”.

Ne kujdesemi shumë për çështje si siguria, mirëqenia dhe shëndeti mendor.

Është e vështirë të shihet një përshkrim i tillë që keqpërfaqëson punën tonë dhe motivet tona.

Facebook është faqja më e popullarizuar e mediave sociale në botë. Kompania thotë se ka 2.7 miliardë përdorues aktivë mujorë. Qindra miliona njerëz përdorin gjithashtu produktet e tjera të kompanisë, përfshirë WhatsApp dhe Instagram.

Megjithatë, është kritikuar për gjithçka, nga dështimi për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve e deri mosarritja për të parandaluar përhapjen e dezinformatave.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm