E enjte, 2 Dhjetor, 2021
spot_img

Ish-presidenti kroat: Serbia nuk mund ta arrijë Kosovën

- Advertisment -spot_img

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka thënë se Serbia kurrë nuk mund ta arrijë Kosovën, ndonëse po ushtron politikë agresive ndaj saj, raporton Al Jazeera Balkan.

Mesiq ka thënë se Serbia po bën politikë agresive sa i përket çështjes së mosnjohjes së Kosovës, porse puna e Kosovës është “çështje teknike” dhe se Serbia nuk mund të arrijë më Kosovën.

Është iluzion

ka thënë Mesiq, që ka marrë pjesë në Formumin e 8-të të Bakus.

Ai ka folur edhe për qeveritarët në Serbi.

Ata që erdhën në pushtet në Serbi nuk ishin kundër Millosheviqit sepse ai u fut në luftë, por sepse nuk e fitoi luftën

ka thënë Mesiq.

Ai ka folur edhe për përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Malit të Zi.

Ata provuan gjithçka dhe tash kanë vendosur të prishin marrëdhëniet fetare që janë krijuar në Mal të Zi. Më duket se është e përkohshme, por e gjithë kjo lë shumë nervozizëm në rajon

ka shtuar kroati.

Mesiq po ashtu ka kritikuar Bashkimin Evropian.

Sot, Bashkimi Evropian nuk ka një lider që ka vizion. Keni vetëm zyrtarë që i mbajnë gjërat, por nuk ofrojnë rrugëdalje. Ne nuk kemi liderë që të tërheqin vendet që nuk janë në Bashkim Evropian për t’iu bashkuar BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Nga njëra anë ka humbur entuziazmi i atyre që duan të anëtarësohen në BE. Këta liderë nuk e dinë se fati i BE-së është në bashkimin e saj. E gjithë kjo vonesë në zgjerimin e BE-së dëmton vetë BE-në dhe politikën ndërkombëtare

ka thënë Mesiq. //KOHA

Artikuj të ngjashëm