E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Ish-negociatori serb: Regjimi i Vuçiqit po gënjen, marrëveshja për targa ka skaduar

- Advertisment -spot_img

Ish negociatori i Serbisë për dialogun Kosovë-Serbi, Borko Stefanoviq ka deklaruar se marrëveshja për targat e veturave tashmë ka skaduar.

Ai përmes një postimi në Twitter ka akuzuar pushtetin serb, duke e quajtur regjim i Vuçiqit.

Një marrëveshje është arritur në vitin 2011 që qytetarë me tabela të Kosovës, duhet të vënë targa të përkohshme në momentin që kalojnë në Serbi. Në vitin 2016 Vuçiqi dhe Daçiqi kanë pranuar se kjo vlen edhe për pesë vite. Tani kjo marrëveshje ka skaduar

ka thënë Stefanoviq.

Ai ka theksuar se regjimi në Serbi po gënjen serbët në Kosovë.

Regjimi po ju gënjen, shpjegojani serbëve të Kosovës se si i “mbroni

shtoi ai.

Lidhur me ngjarjet në veri të Kosovës ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane për Serbët nga Kosova Rada Trajkoviq, e cila ka akuzuar presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për keqinformim të popullatës serbe në komunat veriore.

Artikuj të ngjashëm