E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Ish-ministrja e Francës nën hetime për menaxhimin e pandemisë

- Advertisment -spot_img

Ish-ministrja e Shëndetësisë e Francës, Agnes Buzyn, po hetohet në lidhje me mënyrën se si e ka menaxhuar situatën me pandeminë COVID-19.

Buzyn dha dorëheqje në shkurt të vitit 2020 për të kandiduar për kryebashkiake të Parisit, duke thënë që COVID-i përbënte rrezik të vogël, dhe tek më vonë e kishte pranuar se në të vërtetë ky virus ishte kërcënim i madh.

Lexo edhe: Nga Qeveria tregojnë për temat që do të diskutohen në takimin e Kurtit me Merkelin

Ky është një prej rasteve të para në botë ku një ministër po përballet me llogaridhënie ligjore për reagimin ndaj pandemisë.

Njëra prej akuzave që rëndon mbi të është “dështimi për ta luftuar fatkeqësinë”, sipas Le Monde.

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm