E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane: BE-ja bllokoi liberalizimin e vizave për shkak të sundimit të ligjit, tash e kritikon atë

- Advertisment -spot_img

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka thënë se luftimi i krimit të organizuar në Kosovë, si duket ndau BE-në dhe Anglo-Amerikanët.

Ai ka shkruar se derisa Brukseli i kërkon Kosovës përmbajtje, Uashingtoni dhe Londra mbështesin Qeverinë e Kosovës për aksionin e fundit në veri.

BE-ja, që tash dy dekada kërkon nga shtetet e Ballkanit prova konkrete për sundim të ligjit, madje për këtë bllokoi edhe liberalizimin e vizave për Kosovën; dje i kritikoi masat qeveritare të Kosovës për zbatimin e tij. Borell përcjellë verbërisht ‘doktrinën e neutralitetit’ për Kosovën nga autori i saj – bashkëkombasit të tij, Sollana. Fundja edhe në Bërdo u pa, anëtarësimi i Ballkanit në BE, pos reformave të brendshme të shteteve anëtare, tash do të varet edhe nga reformat e brendshme të vet BE-së.

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka

Sipas tij, Ambasada amerikane dhe ajo britanike në Prishtinë, ndërkaq nuk kanë dilema se Qeveria e Kosovës zbatoi ligjin në tërë territorin e Kosovës dhe se kështu duhet të vazhdojë mëtutje.

Derisa BE-ja preferon stabilokracinë, në vend të demokracisë, SHBA dhe Britania e Madhe i kthehen burimeve origjinale të demokracisë liberale: askush mbi ligjin. Dallimi ka emër: demokraci vs. Stabilokraci.

Tha Reka

/observeri/

Lexo edhe: Kurti flet për aksionin në veri në Samitin Ekonomik në Shkup

Artikuj të ngjashëm