E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Ish-kryeredaktori i “Koha Ditore” pritet të jetë ambasador i Kosovës në Bruksel

- Advertisment -spot_img

Ish-kryeredaktori i “Koha Ditore”, Agron Bajrami ka kaluar procedurat e intervistimit për të qenë diplomat në këtë vend, raporton KALLXO.com, transmeton Observeri.

As Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e as vet Bajrami nuk janë përgjigjur rreth pyetjeve të gazetarëve.

Në anën tjetër, drejtuesja e grupit medial “Koha”, Flaka Surroi ka njoftuar Agron Bajrami është liruar nga detyra e tij që nga 25 tetori.

Pas një shtegtimi shumë të gjatë dhe punës së palodhshme së bashku për ta mbajtur besueshmërinë dhe profesionalizimin larg të gjitha presioneve dhe ndërhyrjeve nga jashtë, me marrëveshje dhe mirëkuptim, i ndamë rrugët me Agronin. Që nga 25 tetori, e kam liruar nga të gjitha obligimet ne kompani, duke i uruar sukses në shtegtimin e ri profesional.

Flaka Surroi – Drejtuese e “Koha”

Në maj të këtij viti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte kërkuar nga presidentja e vendit që t’i liroj nga detyra 12 ambasadorë politikë.

Ambasadorët e shkarkuar kanë shërbyer në: Gjermani, Shqipëri, Çeki, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e Veriut, Australi, Mali i Zi, Emiratet e Bashkuara Arabe si dhe në Katar./observeri/

Lexo edhe: A ka koalicion të fshehtë LDK-PDK në Podujevë

Artikuj të ngjashëm