E premte, 20 Maj, 2022
spot_img

Ish-kryeministri serb thotë se Vuçiq vet e kishte nënshkruar marrëveshjen për targat

- Advertisment -spot_img

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, ka thënë se çështja e reciprocitetit me tabelat është pjesë e marrëveshjes që Aleksander Vucic e ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.

Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiqit”, shkruan klix.ba, transmeton Observeri.

Politikani serb tutje ka thënë se është dashur që të kalojnë pesë vite që Vuçiq ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.

Prandaj ata tashmë po përpiqen ta luajnë shpëtimtarin e serbëve.

Zoran Zhivkoviç – Ish-kryeministër i Serbisë

Nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave. Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës./observeri/

Lexo edhe: Grabitje me armë zjarri në një pompë benzine në Drenas

Artikuj të ngjashëm