E diel, 25 Shtator, 2022
spot_img

Ish deputeti i PDK-së i reagon Mimoza Kusarit për arkivat e UÇK-së

- Advertisment -spot_img

Ish-deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi, përmes një postimi në facebook i ka reaguar deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila i doli në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, lidhur me deklaratën e tij për arkivat e UÇK-së, duke cituar një nen të projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të UÇK-së, ligj i cili nuk mori votat e nevojshme për miratim në Kuvend, transmeton Observeri.

Bytyqi ka thënë se UÇK-ja s’ka pasur akrivë, derisa ka sqaruar se me fjalën “arkiv” në këtë ligj, që nënkuptohet çfarëdo dokumenti, ose relikti historik, që mund të bëhet bashkë, në kuptimin e ruajtjes së një epoke të lavdishme.

Tutje, Bytyqi ka thënë se nuk po e kupton se si deputetët që se miratuan këtë ligj, marrin të drejtën dhe guximin që ta “shesin UÇK-në tek ish-pushtuesi ynë”.

Lexo edhe: ​Mbërrijnë vëzhguesit e parë të BE-së për zgjedhjet lokale/ Detaje

E nderuara deputete dhe qeveri e Kosovës! Ne, edhe ndoshta nuk mund t’ju ndalim në këtë mënyrë të realizoni qëllimet tuaja të liga në shkatërrimin e plotë të vlerave të luftës, me politikën injorante dhe të dobët që po bëni, por, aman, mos na hidhni hi syve, vetëm bëjeni atë për të cilën jeni nisur. Hapni çfarëdo që gjeni, mos u ndalni, shkelni kudo që mundeni, siç po bëni, por mos harroni se UÇK-ja ishte edhe juaja, po aq sa jona, që e krijuam dhe luftuam për të. Ajo ju solli këtu, edhe pse nuk e deshët kurrë dhe vazhdoni të mos e doni dhe të mos e vlerësoni.

Reagimi i plotë:

/Observeri/

Artikuj të ngjashëm