Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e ka vlerësuar si të gabueshëm vendimin për shtyrjen e zgjedhjeve lokale.
17 tetori është përcaktuar më herët si data e zgjedhjeve komunale nga presidentja Vjosa Osmani, datë kjo e cila mund të ndryshojë falë vullnetit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa e ka cilësuar edhe si “reagim banditesk” atë të shefit të kabinetit të presidentes, Blerim Velës, karshi medieve. Vela përgjatë ditës i ka akuzuar mediat për dezinformim.
Ai i ka cilësuar zgjedhjet si aktin më të lartë demokratik të një vendi, derisa ka vlerësuar se ka forma të tjera për t’u ruajtur shëndeti i qytetarëve.
Presidentja ka të drejtë të trajtojë vlerësimet dhe rekomandimet e IKSHPK-së, por gabon keq nëse i shtynë zgjedhjet. Zgjedhjet janë atributi kryesor i demokracisë, i shprehjes së besimit të popullit se kush duhet ti qeverisë. Ka mënyra që zgjedhjet të mbahen dhe të ruhet shëndeti i qytetarëve.
Isa Mustafa – Ish-kryeministër i Kosovës
Reagimi i Mustafës vjen në kohën kur Presidenca u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mbajnë një takim konsultativ lidhur me shtyrjen e datës së zgjedhjeve komunale, nën pretekstin e ruajtjes së shëndetit të qytetarëve. Takimi u ftua pak para se të merrej rekomandimi nga IKSHPK-ja për shtyrje të zgjedhjeve./observeri/
Lexo edhe: Rastet e reja me COVID-19 në Shqipëri